Trajneri Reja e ftoi në Kombëtare, mbrojtësi kuqezi bën hapin e madh dhe kalon në Serie A

Trajneri Reja e ftoi në Kombëtare, mbrojtësi kuqezi bën hapin e madh dhe kalon në Serie A

Kevin Haveri

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kevin Haveri është emri më i ri që Torino do firmosë në merkaton e janarit. 21-vjeçari prej një sezoni është pjesë e Riminit në Serie C të futbollit italian, teksa drejtori sportiv i kësaj skuadre, Davide Vagnati ka konfirmuar marrëveshjen dhe se janari do jetë muaji i firmës për talentin shqiptar.

"Kam një takim me Torinos në janar për të përcaktuar marrëveshjen e transferimit. Marrëveshja tashmë është vendosur prej disa kohësh, ka ardhur koha të mbyllet. Pastaj Torino do të na thotë nëse do ta marrin menjëherë, ose do ta japin në huazim ose do ta lënë këtu", tha Davide Vagnati.

Haveri luan në fashën e majtë të mbrojtjes, teksa ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë para se ish-trajneri Edy Reja ta grumbullonte në ekipin A disa muaj më parë. Me vlerë 200 mijë euro në treg, Rimini shpreson që ta shesë për një shifër më të lartë. Me Riminin, Haveri ka kontratë deri në verën e 2025. Nëse gjithçka zyrtarizohet, Haveri do jetë futbollisti shqiptar i radhës që firmos në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion