Trajneri rus i ekipit të volejbollit të femrave në Olimpiadën e Londrës Sergei Ovchinnikov u gjet i pajetë të mërkurën në dhomën e një hoteli në Kroaci.
Nga të dhënat e para mendohet se 43-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur. Federata Ruse e Volejbollit nuk ka pranuar të komentojë shkaqet e vdekjes së Ovchinnikov.
Ndërsa në media flitet gjerësisht për jë vetëvrasje të mundshme të trajnerit. Një nga shkaqet e vetëvrasjes mendohet se kanë qënë kritikat pas humbjes në Olimpiadë. Ekipi rus ishte pretendent për medaljen e artë, por humbi ne cerekfinale me ekipin e Brazilit. Ovchinnikov për dështimin në Olimpiadë u kritikua ashpër.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com