Trajneri serb befason, kundër
Shqipërisë edhe një lojtar kuqezi

Trajneri serb befason, kundër<br />Shqipërisë edhe një lojtar kuqezi
Një futbollist me origjinë shqiptare do të luajë ndaj kuqezinjve më 8 tetor në “Elbasan Arena”.Bëhet fjalë për sulmuesin Miralem Sulejmani i cili është grumbulluar nga trajneri i Serbisë për dy ndeshjet e radhës.

27-vjeçari Sulejmani ka lindur ën Beograd por origjina e tij është shqiptare ndërsa më herët ai ka mohuar origjinën e tij. Serbia vjen në Elbasan me disa mungesa. Trajneri Radovan Curcic ka deklaruar në konferencë për shtyp: Në Shqipëri luajmë një ndeshje të rëndësishme,jemi të motivuar të bëjmë një ndeshje të mirë. Nëse Shqipëria fiton ajo kualifikohet”.

trajneri serb

Trajneri serb sqaron se ka problem në skuadër me dëmtimet dhe formën e lojtarëve dhe se mesfushori i Chelseat Nemanja Matic ndaj kuqezinjve mund të mos luajë. Curcic ka fjalë të mira për skuadrën e De Biasit.

“Lojtarët shqiptarë luajnë në kampionate cilësore dhe janë aktivizuar gjatë kësaj periudhe. Kjo nuk është periudha më e mirë për ne për tu përballur me Shqipërinë. Po analizojmë cdo detaj dhe po mendojmë vetëm për atë që do të ndodhë në fushë,pjesa tjetër nuk është shqetësimi ynë” - përfundon trajneri serb.

Këta janë futbollistët e grumbulluar nga Serbia

Portierë: Vladimir Stojkovic (Maccabi Haifa), Predrag Rajkovic (Maccabi Tel Aviv), Marko Dmitrovic (Alcorcón)

Mbrojtësit: Branislav Ivanovic (Chelsea), Nenad Tomovic (Fiorentina), Marko Petkoviç (FK Crvena Zvezda), Stefan Mitrovic (Gent), Urosh Spajic (Toulouse), Dusko Tosic (Besiktas), Aleksandar Kolarov (Manchester City), Ivan Obradovic ( Anderlecht)

Mesfushorë: Nemanja Matic (Chelsea), Ljubomir Fejsa (Benfica), Luka Milivojevic (Olympiakos), Nemanja Gudelj (Ajax), Adem Ljajiç (Inter), Sergei Milinkoviç Savic (Lazio), Darko Brashanac (Partizani i Beogradit), Zoran Tosic (CSKA Moskë), Andrija Zivkovic (Partizani i Beogradit), Dushan Tadiç (Sauthemton)

Sulmues: Miralem Sulejmani (Young Boys), Aleksandar Mitroviç (Newcastle), Peter Skuletiç (Lokomotiv Moscow)
 
 


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit