Në një kohë kur “CEZ Albania” me emrin e ndryshuar (OSHEE) është vënë në qendër të kritikave, drejtuesit e kësaj kompanie kanë hapur procedurat tenderuese për trajnimit e punonjësve,ku një ndër etapat trajnimit do të jetë dhe “Menaxhimi i Stresit”.

Tenderi kap një vlerë prej 727 milionë lek të vjetra, shumë kjo që do shkojë për llogari të kompanisë që do trajnojë stafin e OSHEE, me qëllim menaxhimin e stresit, lodhjes në punë, dhe aftësive menaxhuese. Sipas dokumenteve tenderuese trajnimi do kryhet brenda 120 ditëve dhe se objekti kryesor i tij është në:

“…Trajnimet specifike me fokus kryesor në forcimin e aftësive për menaxhime projektesh, aftësi drejtuese, ndërtim të skuadrave të ndryshme të punës, menaxhimin e burimeve njerëzore, njohuri mbi strategjitë e burimeve njerëzore, zgjidhje problemesh apo menaxhim konfliktesh, aftësi në negocim, menaxhim stresi, shërbim ndaj klienti, komunikimi efektiv, siguria në vendin e punës, kodet elektrike dhe standardet e sigurisë në punë, përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës, analizimi dhe planifikimi i sistemit energjitik, lidership dhe supervizim, teknologjitë e reja dhe tendencat ndërkombëtare në nënstacion, zgjidhja e problemeve dhe komunikimi i duhur me konsumatorët, menaxhimi i duhur i kohës, cilësia e shërbimit ndaj klientëve, ndihma e shpejtë, mbrojtja nga rreziku i rënies së zjarrit.

Redaksia Online
(e.q/f.s/shqiptarja.com)