/ ATSH / - Në mbështetje të shoqatës "Parqet e Shqipërisë", organizata PSEDA - Iliria, në bashkëpunim me INCA, Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës, zhvilluan sot trainimin mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura.
Në takim morën pjesë përfaqësues të AKZM, të INCA, të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyres, të AdZM-ve në qarqe si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Merrte pjesë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej.
Trainimi u zhvillua në kuadër të programit SENiOR-a me mbeshtetjen e Qeverisë Suedeze dhe REC Shqiperi.