Trajnimi në procesin zgjedhor, një delegacion i KQZ vizitë në Moldavi

Rritja e eficencës së trajnimit në procesin zgjedhor ishte në qendër të vizitës së një delegacioni të KQZ-së së Shqipërisë zhvilluar së fundi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Moldavisë.
Drejtoresha e Qendrës së Trajnimit të Vazhduar për Çështjet Zgjedhore të Moldavisë, Natalia Iuras, informoi delegacionin shqiptar për platformat e trajnimit dhe numrin e të trajnuarve, si dhe bashkëpunimin në këtë drejtim me institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Në vlerësim të faktit se administrata zgjedhore në Moldavi ndërtohet mbi bazën e propozimit të partive politike, ashtu sikundër në Shqipëri, pjesë e rëndësishme e axhendës së vizitës ishte takimi me përfaqësuesit e partive të shumicës dhe opozitës parlamentare të Moldavisë, për të dëgjuar mendimin e tyre për organizimin e trajnimeve nëpërmjet një qendre trajnimi zgjedhor të vazhduar.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar u prit dhe nga kryetari i KQZ-së së Moldavisë, Dr. Iurie Ciocan, i cili prezantoi punën dhe sfidat e institucionit homolog për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve parlamentare të 30 Nëntorit, ku një rol të rëndësishëm luan Qendra e Trajnimit Zgjedhor, në rritjen e profesionalizmit të administratës zgjedhore./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS