Sot u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave të 250 mësuesve, të cilët u trajnuan nga Korpusi i Paqes në bashkëpunim me ASCAP për mësimdhënien e gjuhës angleze në klasat e para.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Drejtoresha Rajonale e Korpusit të Paqes për Evropën, Mesdheun dhe Azinë Rebecca Gong Sharp, Drejtoresha e Korpusit të Paqes Shqipëri & Mali i Zi Megan Wilson, Drejtoresha e USAID në Shqipëri Mischere Kawas, si dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar Gerti Janaqi.
Ministrja Kushi theksoi se kjo iniciativë është në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, sepse rrit cilësinë në mësimdhënien e gjuhës angleze, kësaj gjuhe globale e cila tashmë është një domosdoshmëri për integrimin në shoqërinë e këtij shekulli.
Ajo shtoi se këta mësues tashmë janë më të informuar rreth teknikave të reja të mësimdhënies për të angazhuar dhe mbajtur nxënësit e rinj, dhe gjithashtu kanë mësuar se si të promovojnë dhe rrisin bashkëpunimin në mënyrë që të ndërtojnë kapacitete dhe të ndajnë përvojat.
Kushi ka falënderuar për mbështetjen qeverinë amerikane, USAID dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes për kontributin në realizimin e këtij trajnimi dhe rritjen profesionale të mësuesve.
Në këto 26 trajnime të zhvilluara në mbarë vendin midis marsit dhe qershorit 2022, u realizuan falë partneritet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Korpusit të Paqes së Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe ASCAP, me mbështetjen e USAID.
Disa nga temat e trajtuara ishin: Përfitimet nga mësimi i hershëm i gjuhëve të huaja; menaxhimi i nxënësve të rinj; teknikat e mësimdhënies për të angazhuar nxënësit e rinj; promovimi dhe rritja e bashkëpunimit për të ndërtuar kapacitete dhe për të shkëmbyer përvoja, etj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor, 17:52
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30