Piloti Francez, Thirry Solignac, i cili ka shërbyer për disa kohë për trajnimin e pilotëve shqiptarë të helikopterit COUGAR, i është akorduar “Certifikatë e Mirënjohjes”, nga ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli. Certifikata e Mirënjohjes për major Thirry Solignac ka ardhur me rastin e largimit nga Shqipëria të pilotit të Forcave Ajrore të Francës.
Kjo çertifikatë Solignec i është dhuruar me motivacionin: “Për kontributuin e shkëlqyer në implementimin me sukses të trajnimit të pilotëve të helikopterit COUGAR(AS32AL) të Forcës Ajrore Shqiptare, duke marrë pjesë në operacione dhe duke rritur nivelin e bashkëpunimit midis Focave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Francës”. Ministrja Kodheli duke i dorëzuar “Certifikatën e Mirënjohjes” major Thirry Solignac, theksoi se, ka qenë një kënaqësi e veçantë që kemi pasur në gjirin tonë një ushtarak të denjë për të mësuar e drejtuar trupën e re të pilotëve të Forcës tonë Ajrore.
Helikopteri COUGAR është bërë një simbol i mjetit tonë ushtarak fluturues më të rëndësishëm dhe ky helikopter nuk mund të konceptohet ndryshe veçse si një binom Cougar- Thirry. Piloti Thirry ka ditur të jetë një shok i mirë, përveçse një trajner i mirë, ai ka mësuar një shqipe perfekte dhe kjo gjë vetëm se e nderon atë. Gjithashtu ai ka ditur të lëvizë nëpër territorin e Shqipërisë, duke prekur realitete të ndryshme dhe këtë gjë e ka bërë me dashurinë jo vetëm të një ushtaraku të devotshëm, por edhe të një njeriu fisnik”, ka nënvizuar znj. Kodheli.
Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Kodheli, duke iu drejtuar dhe njëherë pilotit Thirry Solignac është shprehur se, ju do të jeni i mirëpritur sa herë që do të dëshironi të vini në Shqipëri.
Nga ana e tij, majori Thirry Solignac falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe Komandën e Forcës Ajrore, veçanërisht ministren e Mbrojtjes Kodheli për vlerësimin që po bëjnë punës së tij gjatë gjithë kohës së qëndrimit pranë Forcës Ajore, duke trajnuar pilotët e helikopterëve COUGAR.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, zv/komandanti i Forcës Ajrore, kolonel Mehmet Metko, atasheu ushtarak francez në Tiranë, kolonel Daniel Venturi, si dhe drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Minstrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com