Trajtimi i Diversitetit e dhuna
në familje, trajnohen 40 policë

Trajtimi i Diversitetit e dhuna<br />në familje, trajnohen 40 policë
Paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia e shpërndarjes së Çertifikatave për 40  oficerë të policisë që përfunduan kursin me temë, “Kursi i Diversitetit, Krimeve të Urrejtjes  dhe Dhunës në Familje”.
 
Specifika e këtij kursi qëndron në të gjithë paketën e trajnimit  të Policimit në Komunitet duke futur  dhe elementët “social” të punës së policisë.
 
Trajnimi për Diversitetin dhe Krimet e Urrejties  u mbështet   nga OSBE ,ndërsa  ai i  Dhunës në Familje  u mbështet nga Ambasada Hollandeze.
 
Në ceremoni ishin të pranishëm Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Artan DIDI , pasi Policia është përfituesi  dhe partneri kryesor , Ambasadori i OSCE, Z.Florian RAUNIG, si dhe Ambasadoria e Mbretërisë së Hollandës  në Shqipëri Znj. Dewi Van de Weerd.
 
Gjatë fjalës së tij Ambasadori i OSCE,ndër të tjera ka theksuar  se:
 
Ky është viti i tretë që Prezenca e OSBE së në Shqipëri ofron trajnime mbi diversitetin dhe krimet e urrejtjes.  Kësaj here, në partneritet me Ambasadën e Vendeve të Ulëta nëTiranë, trajnimit iu shtua edhe komponenti i dhunës në familje.
 
Trajnimi për çështjet e diversitetit, njohjes dhe adresimit të krimeve të urrejtjes dhe parandalimit dhe reagimit ndaj dhunës në familje iu dha juve si një paketë e plotë brenda konceptit të policimit në komunitet.  
 
Qasja  gjithë përfshirëse që pati ky trajnim mbuloi një gamë të gjerë temash, që nga baza ligjore deri tek procedurat standarde të operimit në zbatimin e ligjit dhe çështjet e etikës. Trajnimi i mëshoi marrjes së masave parandaluese, përmirësimit të reagimit të policisë dhe kryerjes së hetimeve dhe ndjekjeve të duhura.
 
Prezenca e konsideron thelbësor respektimin e diversitetit në  mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendosjen e shtetit të së drejtës dhe në arritjen e barazisë për të gjithë.
 
Ne jemi duke planifikuar dhe gjashtë trajnime të tjera mbi këto tema për vitin 2015, katër prej të cilëve do të zhvillohen në qarqe.
Dëshiroj  t’ju inkurajoj që të vazhdoni t’i shfrytëzoni në maksimum mjetet dhe metodat që ju janë prezantuar në trajnim dhe t’i vini ato në praktikë në punën tuaj të përditshme.
 
Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës  Znj. Dewëi Van de Weerd në fjalën e saj ka theksuar se: Ne besojmë se Policia e Shtetit është shumë serioze dhe po i trajton me shumë seriozitet këto çështje , qoftë “Diversitetin dhe Krimet e Urrejties” , qoftë “Dhunën në Familje “ dhe për këtë ne jemi shumë të kënaqur.
 
Kthimi i këtyre tema në module bazë dhe bërja pjesë e programit të Akademisë së Sigurisë , është një ide mjaftë e mirë e Z.Didi dhe unë e falenderoj për ketë inisiative dhe vlerësim.
 
Ne do vijomë të mbështesim Policinë e Shtetit me tranime , pasi siç e theksova shikojmë një seriozitet të Policisë së Shtetit  dhe një hap shumë cilësor që Policia po bën kohët e fundit drejt  përafrimit të Policisë me Komunitetin.
 
 Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Artan DIDI, është shprehur se:
Objektivat e shtuara  për ngritjen  dhe përafrimin e standarteve  të Policimit  me ato europerëndimor, shtojnë si domosdoshmëri  rritjen  e nivelit profesional  e veçanërisht  të sjelljes dhe etikës me qytetarët. 
 
Siç dihet , ndryshimi i kulturës, praktikave, proçedurave të punës dhe sjelljes është një proçs i vështirë që kërkon  kohë  por edhe vullnet  e përkushtim për ndryshim.
 
Më tej Z.DIDI , ka theksuar se për realizimin e këtyre objektiva  ne kemi gjithmonë pranë , të gatshëm për të na ndihmuar partnerët tanë dhe për këtë dua të falënderoj ambasadorin e OSCE si një nga partnerët kryesor në këtë drejtim  si dhe Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës që është tepër aktive  në mbështetjen e Policisë shqiptare.
Të dy këta partner janë tepër të vëmendshëm , pasi këto tema janë të ndjeshme në Shqipëri.
Së fundi Drejtori i Policisë së Shtettit, u është drejtuar  të gjithë punonjësve të Policisë  dhe drejtuesëve  të të gjitha niveleve, për të vlerësuar seriozisht edukimin dhe trajnimin e punonjësve , i cili përbën një kusht  pa të cilin  nuk mund të  përmbushen  synimet  dhe objektivat  e përcaktuara  për të siguruar  besimin  e mbështetjen  e qytetarëve  dhe rritur  efektivitetin e policimit ndaj tyre.
 
Ceremonia ka përfunduar me shpërndarjen e çertifikatave për punonjësit e policisë të trajunar , kryesisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë por edhe një pjesë e tyre nga drejtoritë e Policisë në qarqe.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian