Trajtimi i flokëve me keratinë, tre gjërat që nuk jua thonë parakieret

Trajtimi i flokëve me keratinë, tre gjërat që nuk jua thonë parakieret

Foto ilustruese

Shumë faktorë të jetës në përditshmëtri ndikojnë edhe në flokët tona. Duhet të dini se që nga ushqimi që hani apo edhe nga stresi që përjetoni, fillon ndryshimi i flokëve tuaj. Kështu që shumica e grave të sotme zgjedhin trajtimin me keratinë. E gjithë kjo për t’u rikthyer flokëve shkëlqimin dhe freskinë e tyre.

Megjithatë duhet të dini disa gjëra para se të trokisni në derën e parukieres për këtë lloj trajtimi.  Mos mendoni se rezultatet duken menjëherë. Pasi të mbaroni trajtimin me keratinë, duhet të jeni të gatshme të bëni disa sakrifica të vogla si psh: nuk mund t’i lidhni flokët bisht, t'i drejtoni me piastër apo t’i bëni gërshet për të paktën 3 ditë. Gjatë këtyre ditëve këshillohet të mos i lani pasi rrezikoni që t’i dëmtoni akoma më shumë.

Mos i lani me shampo të zakonshme pasi kjo bën që keratina të mos e kryejë funksionin e saj. Nëse i keni flokët të lyer do të vini re një zbehje të ngjyrës së flokut. Pavarësisht shpenzimeve që bëni rezultati nuk arrihet me trajtimin e parë.

Sipas eksperte O'Connor mund të rastisë që edhe keratina të mos jetë komplet buio. Ashtu si boja, llaku, shkuma e flokëve, por edhe një sërë produktesh të kësaj natyre kanë një përqindje të caktuar përbërësish kimikë në përmbajtjen e tyre.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen