Trajtimi i problemeve uro-gjinekologjike,
flet mjeku Angjelis
Në rubrikën “Mjeku për ju” në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” të televizionit A1 Report, ka qenë i ftuar për herë të parë kirurgu-gjinekologu, Vasilis Angjelis, i cili ka diskutuar për rrëshkitjet e mureve vaginale. Angjelis është shprehur se kjo patologji gjinekologjike prek femrat nga mosha 30 deri 60 vjeç dhe ndodh si rezultat i lindjeve. Gjithshtu ai është shprehur edhe për kurimin dhe shqetësimet që sjell kjo sëmundje.
Në rubrikën “Mjeku për ju” në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” të televizionit A1 Report, ka qenë i ftuar për herë të parë kirurgu-gjinekologu, Vasilis Angjelis, i cili ka diskutuar për rrëshkitjet e mureve vaginale. Angjelis është shprehur se kjo patologji gjinekologjike prek femrat nga mosha 30 deri 60 vjeç dhe ndodh si rezultat i lindjeve. Gjithashtu ai është shprehur edhe për kurimin dhe shqetësimet që sjell kjo sëmundje.
Çfarë është kjo patologji? Bëhet fjalë për një dobësim të murit anterior ose posterior të vaginës, që rezulton në zhvendosjen e organeve si fshikëza apo intestino, nëpërmjet vaginës. Kjo krijon probleme që në terma mjekësor i quajmë cistocel apo rektocel, ose edhe në rrëshkitjen të organeve, si qafa e mitrës apo uterusi vet ku kemi të bëjmë me një prolaps.
Një patologji tjetër si pasojë e dobësimit të strukturave të vaginës është edhe mungesa e kontrollit të urinimit nga gratë ose e quajtur ndryshe inkontinencë urinare.
Cilat janë shqetësimet? Ndjenja e rëndesës, dhimbje, ndjenja e një trupi të huaj në vaginë, sa herë që fshikëza e urinës mbushet, ose nevoja për të kryer urinim. Një mos kontrollim i urinimit, urinim i pavetdishëm i cili e detyron personin të përdor lines ose pampers për lagien prej tij, si dhe shqetësime gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Cila moshë preket prej këtyre patologjive? Në përgjithësi janë gratë mbas të dyzetave, por nuk anashkalojmë edhe një grua e cila është rreth të tridhjetave dhe ka kryer disa shtatzani.
Si konstatohet kjo patologji?Kjo mund të konstatohet nëpërmjet një vizitë të thjeshtë gjinekologjike me mjekun specialist.
Cili është trajtimi që duhet të ndiqet për këto patologji? Trajtimi është terapia kirugjikale e cila kryhet për të korrigjuar muret e vaginës duke vendosur proteza sintetike, të cilat rekuperojnë plotësisht këto patologji. Ndërhyrja është me pak dhimbje ose pothuajse pa dhimbje. Pacienti qëndron në spital një ditë dhe të nesërmen është në gjëndje për tu larguar.
Sa rezultat ka? Ku mund të realizohen këto teknika? Duke qënë një teknikë moderne rezultati është i sigurt. Këto teknika kryhen vetëm në Spitalin
Salus në Tiranë.
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02