Trajtimi i ri për kancerin e gjirit,
pacientët mund të jetojnë më gjatë

Trajtimi i ri për kancerin e gjirit,<br />pacientët mund të jetojnë më gjatë
Studiuesit në Universitetin e Vanderbiltit janë duke përdorur lazerë për të studiuar grimcat e tumorit të quajtura "organoide".
Organoidet janë pjesë të vogla të tumorit që ne i kultivojmë në enë të vogla qelizash, dhe kanë një diametër rreth 100 deri 300 mikrometra.

Në këtë mënyrë, studiuesit besojnë se kanë arritur në mënyra të reja të trajtimit të kancerit të gjirit që mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës së pacienteve..
 
Një nga problemet kryesore të atyre femrave që vuajnë kancerin e gjirit është se ilaçet për trajtimin e kancerit janë shumë  toksike, dhe ato vrasin qelizat e shëndetshme, së bashku me ato kanceroze. Tani, zgjedhja e ilaçit të duhur bëhet me hamendje. Por nuk mund të jetë kështu gjithmonë.

Alex Walsh foli për Zërin e Amerikës me Skype dhe tregoi për studimin e ri:

"Organoidet janë pjesë të vogla të tumorit që ne i kultivojmë në enë të vogla qelizash, dhe kanë një diametër rreth 100 deri 300 mikrometra".
Ato janë mikroskopike. Kur u jepet një xhel kolagjeni, qelizat e kancerit rriten ashtu si ato që ndodhen brenda trupit të njeriut. Ato janë fluoreshente. Kështu që, kur studiuesit i shtojnë një ilaç për të luftuar kancerin ata mund të tregojnë se si po funksionon ilaçi duke matur sasinë e ndriçimit të fluoreshentit.

Profesorja Melissa Skala është nja nga studiueset e këtij projekti thotë se ideja e studimit është përpjekja për të eliminuar toksinën nga trajtimet jo efektive dhe pastaj të përdoren ilaçet që janë më të efektshme në trajtimin e kancerit të gjirit".

Ajo thotë se synimi i studimit është përmirësimi i mbijetesës së pacientëve me kancer të gjirit.

"Ne e dimë se shumë pacientë të prekur nga kanceri i gjirit në fillim i përgjigjen terapive dhe pastaj më vonë, tumori i tyre fillon të rritet dhe ata dorëzohen para sëmundjes".

Zonja Skala thotë se hapi tjetër është identifikimi me saktësi se cili ilaç do të mund të jetë i efektshëm për pacientin para se të fillojë trajtimi i tyre.
Shpresa është që ky lloj i terapisë të jetë në dispozicion të pacientëve të kancerit të gjirit brenda pesë deri 10 vjetësh. Pastaj, pacientët si Shante Thomas nuk do të mendojnë automatikisht se diagnostikimi me kancer të gjirit është një dënim me vdekje.


Marrë nga Zëri i Amerikës

 Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë