Nuk është thjesht një marrëdhënie e thyer. Tani mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur një luftë e hapur. Sinjalet ishin dhënë dhe më parë. Por disa shënime të mbajtura në qeli, me shkrim dore mbi një fletë, janë vërtetimi i një përplasje të fortë pa kthim.
“Vërtetë kam më pak liri se kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, shkruan Veliaj.
Nga qelia, Veliaj shfaqet i ashpër në qëndrimin kundër kryeministrit, i cili mëngjesin e së premtes së 30 tetorit, në një mbledhje të mbyllur mësohet të ketë deklaruar se kryebashkiaku kishte gisht në protestat që synonin rrëzimin e qeverisë.
“Refuzoj halucinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat. Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!”, vijon Veliaj.
Veliaj thotë se ministri i Drejtësisë e vizitoi për herë të parë pas 20 muajsh në qeli, të premten në orën 22:30, për t’i përcjellë tre kushte që, sipas tij vinin drejtpërdrejt nga Rama, të cilin në letrën e publikuar nuk e përmend drejtpërdrejt me emër, por i referohet vetëm me shkronjën R. Ministrin e identifikon me TG.
“Rama ka bërë transferimin, urdhër që ky, nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja”, shkruhet në letër.
Ky transferim sipas Veliajt, është bërë me 3 kërkesa, që sipas tij, sërish iu transmetuan nga ministri i Drejtësisë.
Kryebashkiaku pretendon se i është kërkuar të pranojë përfshirjen në organizimin apo financimin e protestave të "flamingove" dhe studentëve. Në të kundërt, sipas tij, është kërcënuar se do t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” dhe do të vuajë deri në 100 vite burg. Kushti i dytë, sipas Veliaj, ishte të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegonte Arbër Hajdarit, ndërsa i treti të mos përfaqësohet më nga avokati Plarent Ndreca.
Letra e Erion Veliajt
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
- Prano përfshirjen me Flamingot - Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
- Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
- Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.
Këto pretendime, që fillimisht u bënë publike në një portal online, e më pas u konfirmuan në disa media edhe nga avokati Plarent Ndreca, ministri drejtësisë i rrëzoi në një qëndrim publik. Ai pranoi se e ka takuar Erjon Veliajn, si ministër i Drejtësisë, “për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij”.
Reagimi i Gogut:
Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.
Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.
Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.
Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.
Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.
Transferimi i beftë i Veliajt në burgun e Fierit, kishte trazuar dhe vetë socialistët. Në një mbledhje grupi të enjten paradite, figura të njohura kishin kërkuar shpjegime nga ministri i Drejtësisë, duke iu drejtuar më pas dhe me shkresa zyrtare.


Letra e bërë publike nga Erion Veliaj
Lajm në përditësim...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu i Fierit ku thotë se kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, që i janë përcjellë nga Toni Gogu në takimin e tyre të premten. Mes kushteve, janë dorëheqja nga bashkia Tiranë për t’ia deleguar Arbër Hajdarit si dhe të pranojë se ka ndërhyrë në protestat e flamingove.
PD thotë se e dënon “kërcënimin në qeli” të kryebashkiakut të Tiranës dhe “kërkon hetim urgjent për këtë akt kriminal të Edi Ramës, Toni Gogut, si dhe të hajdutit të damkosur Arbër Hajdari, që kërkon të marrë në rrugë antiligjore dhe antikushtetuese Bashkinë e Tiranës.”
Sipas selisë blu, letra dëshmon se jeta e kryebashkiakut të Tiranës në burgun ku është transferuar “është në rrezik tejet të madh.”
Deklaratë e Partisë Demokratike
Sot mediat publikuan letrën nga burgu të Erion Veliajt, në të cilën ai shkruan se, pas transferimit në burgun e Fierit, Edi Rama i ka dërguar atij në qeli Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe i ka kërkuar të dorëzojë bashkinë te hajduti i damkosur Arbër Hajdari, ose të përballet me 100 vjet burg për prishje të rendit kushtetues dhe financim të ‘Flamingove’.
Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se:
Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj janë dëshmi e fytyrës së vërtetë prej kreu të organizatës kriminale (padrino) të Edi Ramës.
Kërcënimi mafioz i të burgosurit Erion Veliaj nga kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Xhelati, dëshmon se jeta e të burgosurit Erion Veliaj në burgun e Fierit është në rrezik tejet serioz.
Ky akt skandaloz dëshmon se SPAK-u nuk po përdoret më si kërbaç vetëm për opozitën dhe mburojë për të korruptuarit, por, më keq akoma, si instrument shantazhi i luftës brenda llojit të bandës në pushtet.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe kërcënimin në qeli të të burgosurit Erion Veliaj dhe kërkon hetim urgjent për këtë akt kriminal të Edi Ramës, Toni Gogut, si dhe të hajdutit të damkosur Arbër Hajdari, që kërkon të marrë në rrugë antiligjore dhe antikushtetuese Bashkinë e Tiranës.
-
Veliaj thotë kam dinjitet por në burg ke hyrë për vjedhje për çfar dinjiteti flet,mënyra se si Veliaj është sjellë nuk është normale sepse po bën luftë me SPAK me akuza idjote,tani luftë me kryeministrin po ky kryeministër të mori mor hajdut...
Përgjigju -
u vetvra dhe ky si mehmet shehu
Përgjigju -
Me thene te drejten nuk me duket si shkrim i nje personi te kultivuar siç e mban veten Veliaj. Fo rrojme e do kuptojme si eshte realiteti. Shendet te dyve!
Përgjigju -
Sic thoshte njeri dikur: Kokat hengshin or teeeejjjjj
Përgjigju -
Kjo tregon se Ra-Miu e paska pasur mundesine te fuse Saliun ne burg por nuk I interesonte per mbajtjen e pushtetiy
Përgjigju -
Na e bo nje nder te fundit: na i trego te gjitha pislleqet me ate kryetarin tend. I bon nder vetes dhe vendit.
Përgjigju -
Filluan te shqyejne njeri-tjetrin banda e Rilindjes!
Përgjigju -
Ka ngelur njerez me dinjitet ne Partine Sociliste qe ti tregojne vendin kryehajdutit te Surrelit. Erin Veliaj hape thesin sa nuk eshte vone
Përgjigju -
Ēshtē e pafalshme qē tē mbahet nē vitin 2026 nē burg kot njē njeri si Erjon Veliaj vetēm se ēshtē kundērshtari Edit. O zot çfar tmerri kan Instaluar padrejtēsin si nē kohėn e Kriminelit Enver Hoxha. Sa e mallkuar paska qen Shqipria nga vet shqiptarēt.
Përgjigju -
Pavaresisht se e urrej Erjon Veliaj por Rama ka kaluar cdo kufi njerezor si po sillet me shqiptaret eshte komplet i semure psiqik dhr haluçinat delirant ne shkallen me te larte keshtu
Përgjigju -
Bravo, tani po perqiqeni ti beni fushate mediatike, vetem mos harroni qe nuk eshte "Mandela"!
Përgjigju -
Nne shpehje thot " cfare ben njau njau ne qeramidhe". Keshtu qe gjithe Shqiperia e di qe Kryeministri urdheron kush do bej burg dhe kush jo, gjithashtu gjithe Shqiperia di qe Balluku mbrohet nga Kryeministri sepse ka ne dore video dhe mesazhet e ti per ta mar me vete ne burg
Përgjigju -
Alucinacionet e lalit, ku e rrun rama per kte pis
Përgjigju -
ky kryeminister tradhtar e bashkpuntor i bandave duhet larguar 1 or e me par,, po dalin lakrat ne shesh se ca fytyre ka pri verteti ky tradhtar i kombit
Përgjigju-
Ti hani ate qe nuk thuhet Rames .Ju mbroni kriminelin sali e banden e tij , tani qe po shuhet protesta tani u kujtua l'ali Eri ? O berishist lodheni kot nuk e rezoni dot Ramen se dy duart jane per nje koke o kriminel.
-







Komente
Komento