Përfundon aventura futbollistike e Samir Nasri tek Manchester City, ai do të luaj në Turqi me skuadrën Antaljasporit për sezonin e ri.

Francezi Samir Nasri u transferuaa tek Manchester City në vitin 2011 nga skuadra e Arsenal për 25 milionë sterlina. Me Manchester Sitin ka luajtur 176 ndeshje duke shënuar në total 27 gola, duke dëshmuar se nuk është në formën më të mirë sportive.

Sezonin e kaluar Samir Nasri shkoi me huazim tek Sevija, ndërsa ky huazim nuk solli asgjë me rëndësi për lojtarin francez, Samir Nasri.

Samir Nasri është në moshën 30-vjeçare, dhe sezonin e ri do t’a shikojmë përkrah afrikanit Eto’o dhe francezit, Zheremi Menez. / Sporti ekspres

Redaksia Online
E.S