Transferimi te Paris SG, Icardi: Kam bërë një hap të madh në karrierë, këtu ka shumë kampionë

Transferimi te Paris SG, Icardi: Kam bërë një hap të madh në karrierë, këtu ka shumë kampionë

Pas një verë shumë të zhurmshme Mauro Icardi në ditën e fundit të merkatos u largua nga Interi duke firmosur me Paris SG. Bomberi nuk ka humbur kohë dhe ka dhënë intervistën e parë si futbollisti më i ri i skuadrës parsiene për 'Eleven Sports', duke folur me fjalë të mëdha.

“Falenderoj PSG-në për besimin që tregoi në drejtimi tim. Jam shumë i lumtur për transferimin. Do të bëj gjithçka është e mundur për të ndihmuar skuadrën time të re të shkojë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet. PSG-ja është kthyer në një markë ndërkombëtare e futbollit botëror dhe në vitet e fundit ka tërhequr shumë lojtar të mëdhenj.

Kam bërë një hap të madh përpara në karrierë! Këtu mund të luash në nivelet më të larta. Mezi po pres momentin të zbuloj 'Parc des Princes', një stadium që njihet për bukurinë e tij dhe ngrohtësinë që të japin fansat.

Njoh të gjithë lojtarët argjentinas që janë pjesë e skuadrës, ashtu si edhe Kavanin. Kam takuar edhe Nejmarin. Do të jetë speciale për mua të punoj me ta. Italia ka reputacion për mbrojtje të hekurt dhe është shumë e vështirë të shënosh. Dua që disa sfida të ngjashme t’i përjetoj edhe me PSG-në. Kam ardhur këtu me objektivin për të fituar sa më shumë tituj."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm