Transferoi lojtarë minorenë, Manchester City i shpëton pezullimit, FIFA e gjobit

Transferoi lojtarë minorenë, Manchester City i shpëton pezullimit, FIFA e gjobit

Trajneri Pep Guardiola dhe një lojtar i ri i akademisë së Manchester City

ANGLI- Manchester City i ka shpëtuar një ''transfer ban'' apo një pezullimi të merkatos nga FIFA për shkak të transferimit ndërkombëtar të lojtarëve nën 18 vjeç. Klubi i sheikut Khaldoon Al Mubarak është mjaftuar me një gjobë 370,000 Franga Zvicerane. 

Sipas FIFA Manchester City ka shkelur nenin 19 të Rregullores për transferimin e lojtarëve ku thuhet: "Lejohen të transferohen ndërkombëtarisht lojtarë të cilët janë mbi moshën 18 vjeçare''. Vetëm pranverën e këtij viti FIFA nuk toleroi ekipin e Premier League, Chelsea Fc për të njëjtën shkelje, duke i pezulluar dy merkato, atë të kësaj vere dhe janarit të 2019. Pra londinezët kanë të drejtë vetëm të shesin lojtarë dhe jo të blejnë. 

Gjithsesi Manchester City ka pranuar gabimin me anë të një komunikatë ku thuhet "Klubi pranon përgjegjësinë për shkeljet që u shfaqën si rezultat i keqinterpretimit të rregulloreve në fjalë".

Një pezullim me merkato për Manchester Cityn do të ishte fatale për ekipin kampion të Anglisë, sidomos me një trajner si Guardiola i cili vitet e fundit është shfaqur ''i pangopur'' në transferimin e lojtarëve të shtrenjtë. Por gjithashtu fiksimi i tij janë padyshim të rinjtë. Ndoshta ai fshihet pas ambicies për të afruar talente në akademinë e Manchester City Youth.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat