Kukësi dhe Partizani luajnë të premte në 13:00 për javën e 23-të në Superligën shqiptare të futbollit. Në pozita dhe objektiva të ndryshme, dy skuadrat do kërkojnë pikët në një ndeshje që vitet e fundit ka qenë e luftuar.
Në këtë duel, "Demat" e Colellas vijnë me katër mungesa. Andi Hadroj dhe Eljon Sota do të mungojnë për shkak kartonësh, ndërsa Sabit Bilali dhe Paulo Buxhelaj, vuajnë dëmtimet dhe nuk do të jenë të gatshëm.
Katër lojtratë janë shtylla e ekipit, me trajnerin që do duhet të bëjë pa ta në një transfertë si ajo e Kukësit. Me 37 pikë, Partizani mban vendin e dytë në Superligë, tre pikë pas Tiranës kryesuese. Kukësi me 25 pikë renditet në vendin e parafundit.