TIRANE - Përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve vazhdon të mbetet një prioritet për kompanitë private që operojnë në tregun shqiptar.
Në kuadër të këtij qëllimi është firmosur sot në Tiranë një marrëveshje e përbashkët mes AK-Invest, Money Gram si dhe Postës Shqiptare e cila konsiston në krijimin e mundësive për transferta parash më të shpejta e të sigurta.
Alex Hoffman zv/presidenti i Money Gram u shpreh se kjo marrëveshje ka në fokus të saj shërbimin dhe krijimin e mundësive ndaj klientëve që të mund të lidhen në të gjithë botën.
Po ashtu ai thekson se me anë të kësaj marrëveshje dërgimi dhe marrja e parave për miqtë dhe familjen do të jetë më e lehtë
Ndërkohë Ilir Adili drejtor i AK-Invest u shpreh se kompania që ai drejton ka si qëllim që përmes firmosjes së kësaj marrëveshjeje i jep qytetarëve shqiptar një shërbim të vlefshëm për nevojat e tyre të përditshme të transaksioneve financiare
I pranishëm në firmosjen e kësaj marrëveshjeje drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi, u shpreh se me anë të kësaj marrëveshjeje posta shqiptare nuk do të ruajë vetëm tradicionalen or do të synojë të sjellë edhe shërbime të reja në kuadër të përmirësimit dhe krijimit të lehtësive për qytetarët.
Prej ditës së sotme të gjitha shërbimet që ofron Money-Gram përmes firmosjes së marrëveshjes me AK-Invest do të jen në dispozicion në 80 degë të postës shqiptare.
Marrëveshja synon rritjen e aksesit të konsumatorit përmes shërbimeve të ofruara nga Money Gram në Shqipëri.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO