Komisioni hetimor për aferën CEZ është vënë në dijeni nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri për një transfertë të dyshimtë në llogarinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, më datë 22 qershor 2009.
Sipas një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë përmes një transferte të brendshme llogaria në Euro e Shkëlzen Berishës është shtuar me 200.000 Euro, e cila mund të jetë derdhje nga një llogari tjetër ose transfertë nga një llogari e një personi tjetër.
(Transferta e kryer në llogarinë e Shkëlzen Berishës)Komisioni hetimor për CEZ bën me dije se ka dyshime se kjo transferte mund të ketë lidhje me shumën e tërhequr cash nga
Nue Nik Kalaj (7 milionë euro) vetëm 6 ditë më parë në një bankë tjetër.
Në llogaritë e shtetasit Shkëlzen Berisha, të cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta të tjera në vlera të mëdha.
Për këtë qëllim po hetohet edhe shtetasi
Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta në drejtim të Shkëlzen Berishës. Komisioni kujton se Ismail Mulleti është një ndër shtetasit shqiptar të përfshirë në skandalin
"Panama Papers".
Komisioni Hetimor Parlamentar "CEZ" njofton se do të vijojë punën edhe pse PD po bojkoton punimet e Kuvendit.
Dëshmitari i radhës Shkëlzen Sali Berisha ka konfirmuar në Sekretarinë e Komisionit se do të dëshmojë përpara këtij Komisioni më datë 27 Shkurt ora 17:00.
Gjithashtu po në këtë datë do të kërkohet përsëri thirrja me forcë e dëshmitarit Nue Nik Kalaj dhe e dëshmitarit Ismail Mulleti.
Redaksia Onlinel.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1904
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38