'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit

'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit

Radhët për pagesën e energjisë në 2013 dhe 2025

Çmimi i ri i energjisë elektrike ishte kryefjala e ditës së djeshme. Çmimi 8.5 lekë për konsumatorin deri në 700 kw u prezantua nga kryeministri Rama në një konferencë nga OSHEE.

Ndërsa ditën e sotme Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku janë pamje të radhëve për pagesat e energjisë elektrike para vitit 2013, vit ku socialistët erdhën në pushtet.

Rama shkruan se Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet katastrofike në energji. Më tej thekson se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në 35 vjet.

'MIRËMËNGJES 

dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofsh sa malet: 09/01/2025 09:25

    Lule e ke bere Shqiperine neper video o mjeshter. Vetem tek siguresat na ler dy vrima ku te fusim gishtat kur te na merzitet jeta. Kaq kerkon ky popull.

    Përgjigju
  • Tekniku: 09/01/2025 08:41

    Dhe % per te marr tender ne Oshee esht permitesuar ndjeshem. Ne favo te atyre qe jan brenda. Kto shkoni hetoni, nje tender oshee esht me cmim te fryte x2 per cdo gje. Beni nje kerkes nje firme te huaj sa kushton, dhe pastaj shihni cmimin e un shee ne tender.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun