Çmimi i ri i energjisë elektrike ishte kryefjala e ditës së djeshme. Çmimi 8.5 lekë për konsumatorin deri në 700 kw u prezantua nga kryeministri Rama në një konferencë nga OSHEE.
Ndërsa ditën e sotme Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku janë pamje të radhëve për pagesat e energjisë elektrike para vitit 2013, vit ku socialistët erdhën në pushtet.
Rama shkruan se Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet katastrofike në energji. Më tej thekson se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në 35 vjet.
'MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan Rama.
Lule e ke bere Shqiperine neper video o mjeshter. Vetem tek siguresat na ler dy vrima ku te fusim gishtat kur te na merzitet jeta. Kaq kerkon ky popull.
PërgjigjuDhe % per te marr tender ne Oshee esht permitesuar ndjeshem. Ne favo te atyre qe jan brenda. Kto shkoni hetoni, nje tender oshee esht me cmim te fryte x2 per cdo gje. Beni nje kerkes nje firme te huaj sa kushton, dhe pastaj shihni cmimin e un shee ne tender.
Përgjigju