Edhe pse jep leksione në biorobotikë në universitetin ”Sant’Anna” të Pizës, Maria Chiara Carrozzas, ish-ministrja italiane e Arsimit ,nuk lë pas dore shkrimet mbi pasionin e saj, bioinxhinierinë industriale dhe robotikën.
Për librin e saj të ri, ”Roboti e noi” (”Robotët dhe ne”), Maria thotë se “Libri është “një lloj fletoreje udhëtimi në botën e robotikës, nga revolucioni industrial deri në të tashmen”.
Sipas Carrozzas, robotika nuk është më fantashkencë. Ajo ka gjetur aplikim të gjerë në mjekësi , si psh nga karrigia robotike që lejon paraplegjikët të ngrihen, e deri te dora e njeriut”
Aplikimet e deri më tanishme janë vetëm një anë e medaljes.
E sigurt është se jeta e njeriut do të ndryshojë me revolucionin e katërt industrial që, sipas ekspertes, është duke u përgatitur për të transformuar njerëzimin.