Transformohet parku Drilon-Tushemisht, inaugurohet edhe qendra e re e vizitorëve! Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec

Transformohet parku Drilon-Tushemisht, inaugurohet edhe qendra e re e vizitorëve! Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec

POGRADEC- Parku Drilon-Tushemisht ka marrë një pamje tërësisht të re. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ishte në Pogradec ku u përurua edhe Qendra e Vizitorëve. Kryeministri Rama ka ndarë edhe pamjet e rikualifikimit të këtij parku, ndërsa shkruan se do jetë gjerdan të ri i ekoturizmit në Pogradec

“Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec. Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.

Në fjalën e saj, Kumbaro vlerësoi projektin për harmonizimin e zhvillimit të turizmit e ekonomisë lokale me rregulla të qarta të organizimit në respekt të ruajtjes së natyrës.

“Më vjen shumë mirë që të tilla projekte përtej vështirësive dhe përtej paragjykimeve, janë projekte që forcojnë lidhjen midis njeriut dhe natyrës sepse janë pjesë e një mentaliteti të ri i cili edukon brezat me natyrën. Të tilla projekte kanë një vlerë edukimi shumë të madhe sepse duke i sjellë vizitorët jo në mënyrë të çorganizuar, duke i ftuar investitorët dhe banorët të bëhen pjesë e tij, në mënyrë të organizuar, me rregulla që respektojnë në radhë të parë ambientin, vazhdojmë atë traditë që na e kanë lënë natyrshëm të parët për ta ruajtur parkun natyror, por edhe për të përfituar të mirat, qoftë edhe shpirtërore që sjell për ekonominë lokale, por edhe për vizitorët”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, ministrja u shpreh se nga janari në shtator, 4.5 milionë vizitorë kanë vizituar zonat tona të mbrojtura, duke tejkaluar totalin e një viti më parë, tregues i një interesi në rritje për turizmin natyror.

“Drilon-Tushemisht është në një hapësirë e vogël gjeografike ku ndërthuren me shumë hijeshi disa nga perlat e natyrës shqiptare si: burimet e Drilonit, liqeni i Pogradecit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz të mrekullueshëm me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë. Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht. Çdo ndërhyrje, është kryer me metoda miqësore ndaj mjedisit, duke mbrojtur biodiversitetin”, tha Kumbaro.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 19/10/2024 14:48

    E shkaterruan Drilonin legenat. I zevendesuan urat e drurit me ura hekuri sikur do kalojne tanket siper. Stolat e drurit i kane bere stola betoni. Duhet te jete i vetmi park natyror ne bote plot me hekur e beton. Spak duhet ti fuse ne burg hajdutet e ketij projekti.

    Përgjigju
    • Tito: 19/10/2024 15:22

      Doli dhe nje qe ska si te shtyje kohen.

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Drejtorët e rinj të policisë në qarqe, shefat e komisariateve dhe departamenteve, botohet rregullorja e zgjedhjes në Fletoren Zyrtare

Drejtorët e rinj të policisë në qarqe, shefat e komisariateve dhe departamenteve, botohet rregullorja e zgjedhjes në Fletoren Zyrtare