Transparency International: Shumica evropianëve besojnë se vendi i tyre ka probleme me korrupsionin

Vendet anëtare në Bashkimin Evropian njihen për faktin se janë tejet të pasur, të qëndrueshëm dhe demokratik. Sidoqoftë, ky imazh i pastër minohet nga çështje që variojnë nga pabarazia rajonale dhe problemet me sundimin e ligjit deri tek problemet e korrupsionit.

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Europës besojnë se korrupsioni është problem në vendin e tyre, ndërsa COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më tej situatën, sipas raportit të Transparency International.

62 për qind e 40 mijë europianëve të anketuar për sondazhin “Barometri i Korrupsionit Global” besojnë se korrupsioni në qeveri është problem i madh në vendin e tyre, ku një e treta e qytetarëve të unionit konfirmuan se situata është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Sektori i shëndetësisë shihet si djepi i korrupsionit, ndërsa organizata e ka shënuar si çështje me rëndësi të veçantë për shkak të krizës shëndetësore globale.

Organizata joqeveritare zbuloi se 3 në 10 persona e pranojnë se kanë dhënë ryshfet gjatë jetës së tyre ose kanë përdorur lidhjet familjare për të marrë shërbim.

Shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se qeveritë e tyre nuk e kanë menaxhuar pandeminë me transparencë.

BE shihet shpesh si bastion i integriteti, por këtë gjetje tregojnë se vendet në mbarë rajonin mbeten të rrezikuara nga efektet tinëzare të korrupsionit”, tha kryetarja e Transparency International, Delia Ferreira Rubio.

Sondazhi gjithashtu ka studiuar edhe fusha të tjera të korrupsionit, si lidhjet midis politikës dhe biznesit. Rreth 53 për qind e europianëve mendojnë se qeveria e tyre kontrollohet nga interesa private, ku vendet që kryesonin për bindje të tilla ishin Sllovenis (70%), Bullgari dhe Qipro (68%) dhe në Çeki (67%).

Deputetët shihen si personat më të korruptuar, duke vijuar më pas me pronarët e bizneseve, bankierët dhe zyrtarë të qeverisë, përfshi kabineti i presidentit dhe kryeministrit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'