Një neurokirurg që është duke planifikuar transplantin  e parë të kokës së njeriut, ka zbuluar se operacioni mund  të zhvillohet në Angli.

Kirurgu Sergio Canavero dëshiron që operacioni të zhvillohet vitin e ardhshëm dhe është shprehur se Anglia është vendi më i përshtatshëm për kryerjen e kësaj procedure.

Canacero beson se ky lloj operacioni do të ndryshojë jetën e shumë personave të paralizuar nga qafa e poshtë pasi do tu japi mundësinë për të ecuar sërisht.

“Do të bëjë të pamundurën që operacioni të zhvillohet në Angli”, është shprehur ai. Ky vendim i kirurgut ka ardhur si pasoj e mbështetjes së madhe që njerëzit në Angli kanë shfaqur për këtë procedurë.

Valery Spiridonov, një person i paralizuar ka dalë vullnetar për të qenë njeri i parë mbi të cilin do të kryhet ky operacion.

Ndërkohë, është duke u zhvilluar edhe një realitet virtual i cili do të përdoret nga pacientët për tu mësuar sa më shpejtë me trupin e  tyre të ri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com