TIRANE- Qeveria po bën gati projektet për të arritur ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, kërkesë e domosdoshme për stadin e zhvillimit që ka arritur tashmë turizmi. Ka deklaruar kështu dje, gjatë prezantimit të 300 ditëve të qeverisjes, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto. Lidhur me këtë, problem deri tani ka dalë kontrata e lidhur vite më parë me kompaninë Hotchief, që ka ekskluzivitetin e aeroportit të Rinasit, por edhe mund të vendosë veton për të ndaluar ndërtimin e aeroporteve të tjerë në vend deri në vitin 2024.