TIRANE - Prej 1 Korrikut të gjithë personat me aftesi të kufizuara, paraplegjiket, të verbërit, invalidët e punës do të presin biletë për transportin urbanë, në të kundërt do të duhet të zbresin nga autobuzi. Shoqata e invalidëve të punës shprehet së po behët një shkelje ligji, ndërsa shoqata e transportit qytetas pergjigjet se po me vendimin e marrë po zbaton vetëm ligjin.
71-vjeçari Zeqir Matmuja tregon se ka hasur probleme në keto dy ditë të vendosjes se urdhërit të ri nepër autobuze, por ai është i bindur të mos bëjë asnjë pagesë pasi ka dokumentacionin e invalidit.
"Ne kemi shumë probleme, por biletat nuk i paguajmë sepse jam me statusin e invalidit të punës. Sot kam hasur probleme me autobuzin e Tiranës së re, fatorino me tha të zbres poshtë, ndersa unë i thash nuk zbres se kam librezën e invalidit. Unë nuk njoh asnjë lloj dokumenti, më tha , se jam privat” shprehet Matmuja.
Dhjetra persona me aftësi të kufizuara kanë denoncuar pranë shoqatave të tyre. Ndërsa sot kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës në një konferencë për shtyp deklaroi së shoqatat e linjës urbane po bëjnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
"Vetëm në Tiranë dhe Shkodër nuk zbatohet ligji për transportin urban të invalidëve të punës apo shtresave në nevojë. dje punonjësit e transportit urbanë janë sjellë shumë keq me invalidet, ka një dhunë psikologjike, ka një dhunë dhe fizike. shumë invalidë kanë ardhur tek unë dhe deshmojnë dhunën e ushtruar tek ata. i bëj apel qeverisë të mbrojë të drejtat tona legjitime, në lidhje me të drejtat e zbatimit të ligjit. Natyrisht Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqiperisë , E cila përfaqëson intersat e mbi 70 mijë invalidëve të punës do të marrë masat demokratike në lidhje me zbatimin e të drejtave të invalidëve të punës dhe sipas standarteve nderkombetare të percaktuara në konventat që janë të njohura tashmë, thotë Abdulla Omuri, kreu i shoqatës së invalidëve të punës.
Ndërkaq, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit qytetas Ervin Shijaku deklaron se shoqatat e linjës urbane po zbatojnë vetëm ligjin.
"Ky vendim është marrë në bazë të ligjit të hyrë në fuqi në muajin maj të ketij viti, që sherbimi urban do të kompesohet nga ministritë e linjës perkatëse. në këto momente nuk do të ketë individ pa biletë në autobuzë sepse është në shkelje me ligjin që është në fuqi, i miratuar nga kuvendi shqiptar dhe dekretuar nga presidenti i Shqiperisë,- thotë Shijaku.
Bashkia e Tiranës, e cila ka në administrim transportin urban, u kishte kërkuar një muaj kohë Shoqatës së Transporteve (nga 1 Qershori) përballë kërkesës së tyre për rimbursimin e kostos së invalidëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO