TIRANE-Përmes një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës shprehet e vendosur për ruajtjen e çmimit aktual të biletës urbane me 30 lekë, duke i propozuar Këshillit Bashkiak të mos e ndryshojë këtë çmim, pasi sipas saj do të rëndonte më tej situatën ekonomike të qytetarëve.

Por, nga ana tjetër Bashkia Tiranë vlerëson vështirësitë e operatorëve të transportit dhe koston e shërbimit, duke ia faturuar zgjidhjen e kësaj situate qeverisë përmes:
• Subvencionimit social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; 
• Uljen e TVSH-së për shërbimin e transportit publik; dhe
• Heqjen e akcizës së naftës për transportin urban qytetas 

Bashkia e Tiranës u kërkoi operatorëve të transportit publik të rikthehen në punë. Në të kundërt do të merren masa, të përcaktuara në marrëveshjen kontraktuale.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)