/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një shtetas turk që po transportonte drejt territorit shqiptar 5 afganë me kamionin e tij është ndaluar nga policia kufitare e Kapshticës, bëjnë të ditur burime policore nga qyteti i Korçës.
Sipas këtyre burimeve mësohet se ndaj Turk Turkel, banues në Ankara, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Ky shtetas është pikasur në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u kap në flagrancë me automjetin tip kamion me targa 35 S 2427 dhe rimorkio me targa 35 S 2757, duke transportuar 5 shtetas afganë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje në gjendje të lirë të shtetasit Turk Turkel për "Dhënie ndihme për kalim të Paligjshëm të kufirit shtetëror".








