Erjon Xhuvani, 31 vjeç, Kleanth Çepe 22 vjec, Marjos Lama 20 vjec, si dhe F. O. 14 vjeç janë personat e arrestuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës në operacionin e koduar “Pirmaida 2014” në malin e Sopotit dhe pikërisht në vendin e quajtur “Bigadhe”.  Gjithashtu është shpallur në kërkim  dhe shtetasi me inicialet B.O.
 
Në këtë operacion janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa” e cila ishte ngarkuar në thasë dhe transportohej me kafshë (mushka) në drejtim të kufirit me Greqinë. Gjatë operacionit njëri prej tyre dhe pikërisht shtetasi i shpallur në kërkim ka qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë me armë zjarri, por pa lënduar njeri.