Transportonin sasi të mëdha heroine nga Shqipëria drejt Italisë, Antimafia italiane arreston 27 persona, mes tyre 6 shqiptarë

Transportonin sasi të mëdha heroine nga Shqipëria drejt Italisë, Antimafia italiane arreston 27 persona, mes tyre 6 shqiptarë

Foto nga operacioni

Pothuajse 10 vite pas nisjes së hetimeve, drejtoria italiane e Antimafias ka rilëshuar urdhrin e arrestimit të 27 personave, mes tyre 6 shqiptarë të cilët akuzoheshin për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e Kasacionit në Itali rrëzoi kërkesat dhe i cilësoi të papranueshme ankesat e shumicës 27 të pandehurve të cilët akuzohen si pjesë e një organizate kriminale që merrej prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, shkruajnë mediat italiane

Dënimet e shqiptuara për të arrestuarit variojnë nga minimumi 3 vjet deri në 16 vite si maksimum. Veprimtaria hetimore e nisur në vitin 2012 ka përfunduar në gusht të vitit 2013 ku 48 persona u përcaktuan si të dyshuar. Hetimi kishte çuar në goditjen e dy organizatave, njëra prej të cilave ishte e tipit mafioz dedikuar zhvatjes dhe trafikut të drogës dhe një tjetër italo-shqiptare e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga "Vendi i Shqiponjave".

Gjatë veprimtarisë hetimore janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat më pas është urdhëruar konfiskimi , konkretisht 1 vilë; Apartament; një shesh lojërash; dy llogari bankare; një përmbledhje biznesi e një sipërmarrjeje të vetme dhe 95% e një korporate.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale