Policia e Elbasanit arrestoi një 31-vjeçar që u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim. Operacioni “Rrjeta 2” çoi edhe në sekuestrimin e automjetit të përdorur, ndërsa hetimet vijojnë.
Njoftimi i plotw i Policisw sw Elbasanit
"Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Transportonte me automjet 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, vihet në pranga 31-vjeçari, ndërsa shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohet automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta 2”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kapën shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar, me një automjet në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç, 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. K., u shpall në kërkim.
Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e shtetasit M. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento