Librazhd, arrestohet nga policia 49-vjeçari Kujtim Faqolli, ky i fundit u kap teksa po transportonte lëndë drusore me automjetin e tij pa dokumentacion përkatës. Faqolli u ndalua gjatë ditës së djeshme me një automjet tip “Kamionçinë” me targa LB 0205 A. Nga veprimet e para hetimore të policisë rezulton se lënda drusore e kapur ishte e vjedhur.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)