Ndihmonte shqiptarët e Kosovës që i shpëtonin luftës, si u zhduk i riu (Biseda e fundit me nënën)

Ishte ende një adoleshent asokohe kur Genci Krasniqi, në kohën e Luftës në Kosovë, në vitin 1999 prisnin grupet me kosovarë drejt Shqipërisë.

Bashkë me të atin transportonin me kamion shqiptarët e Kosovës që i shpëtonin luftës. I ati Muharremi e mban mend mirë atë ditë. Ishte qershori i vitit 1999 kur njoftoi të birin t'i sillte dokumentet e makinës në zonën e Kasharit ku ai gjendej me kamionin e tij.

Genci ia çon porosinë dhe më pas largohet nga i ati. Me të mbërritur në shtëpi ishte ora 15:30 e mesditës kur Genci njofton nënën se do të dilte për pak. Ai niset me biçikletë dhe që nga ajo ditë nuk kthehet më. Daljen e tij nga shtëpia me një biçikletë e pohon dhe një fqinj i familjes Krasniqi, i cili ndodhej aty në momentin që Genci u pa të largohej. Por nga ai moment dhe orëve të pritjes për kthimin e të birit në shtëpi prindërit e tij nuk mësuan më asgjë për fatin e Genci Krasniqit që sot është 36 vjeç.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike