Transportonte mineral kromi pa dokumentacion përkatës, bllokohet kamioni, vihet nën hetim shoferi në Lezhë

Transportonte mineral kromi pa dokumentacion përkatës, bllokohet kamioni, vihet nën hetim shoferi në Lezhë

Kamioni i bllokuar

Një shofer 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi i është bllokuar kamioni pasi po transportonte mineral kromi, pa dokumentacion përkatës.

Ai akuzohet për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave ".

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht 36-vjeçari, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar në Milot, mjetin kamion tip "Benz" me mineral kromi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. Xh. transportonte mineral kromi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasin A. Xh. 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave ".

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja