Transportuesit në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi do të zhvillojnë një protestë në datat 14-16 prill.

Protesta do të sjellë bllokim të qarkullimit për kamionët, bën me dije shërbimi doganor. Të përjashtuara nga bllokimi janë mjetet që transportojnë kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe autoveturat.

Arsyeja e protestës nuk është ende e qartë.

Kujtojmë që në shkurt, pati një protestë të kamionistëve në rajon që njoftuan ndalimin e qarkullimit për 48 orë. Arsyeja ishin rregullat e reja të hyrje-daljes të cilat limitojnë kohën kur ata mund të kryejnë punën e tyre në zonën Shengen.

Lajm në përditësim...

 

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 12 Prill, 11:12

    Dështojnë negociatat SHBA-Iran, e kujt mendoni se është përgjegjësia?