Trasferimi i dosjeve, Gjykata e Lartë 'shpëton' Krimet e Rënda
Gjykata e Lartë urdhëron atë të Krimeve të Rënda të moshpallë moskompetencë për disa dosje penale të cilat Krimet ua kanë kthyer gjykatave të rretheve.
Gjykata e Lartë, ka marrë një vendim që urdhëron Gjykatën e Krimeve të Rënda të mos shpallë moskompetencën për një sërë dosje penale të cilat nuk kanë lidhje me të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, por për vepra të ndryshme penale.
Vendimi i marrë një ditë më parë nga një trupë gjykuese e Gjykatës së Lartë që ka shqyrtuar çështjen e kapjes së 1 ton drogë në Portin e Durrësit, ku të arrestuar janë 5 persona, ka vendosur që kjo çështje të mos i kalojë për kompetencë Gjykatës së Durrësit, por të vijojë të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar që të gjitha çështjet e rregjistruara përpara 1 gushtit 2017 të vijojnë të gjykohet nga kjo gjykatë, duke mos shpallur moskopetencën lëndore. Mësohet që prej hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencën për 30 çështje penale që kanë të bëjnë pëhr krime në familje, trafik droge, vrasje, dhe kanosje e gjobëvënie.
Në të njëjtën linjë, ka vepruar dhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e cila ka transferuar për gjykim në rrethet e tjera disa dosje. Çështja më e nxehtë që kjo gjykatë ka qënë në diskutim për ta transferuar në Apelin e Durrësit, ka qënë dosja me të pandehurin Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 efektivave të policisë së Shtetit në Durrës.
Mirëpo pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja “Dajti” tashmë nuk mund të transferohet. Burimet pranë gjykatës thanë se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë pritet që dhe gati 30 çështje që janë transferuar në rrethe të rikthehen sërisht për tu gjykuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Procesi gjyqësor për këto çështje hyri në një spirale ligjore, për shkak të ndryshimit të procedurave ligjore, të bëra si rezultat i reformës në drejtësi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4073
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor, 10:45
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor, 17:57
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor, 14:48
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor, 09:13
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor, 13:32
-
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
7 Dhjetor, 14:03