Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar ditën e djeëshme në një status në profilin e tij në rrjetin social Facebook, foton e ditës, ku shfaqet me një fëmijë. Kryebashkiaku i tregon fëmijës një fotografi në ambientet e Bashkisë, ku shfaqet Tirana e dekadave më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mban në krah një fëmijë dhe e njeh atë më Tiranën e gati 70 viteve më parë, në kohën e mbretërisë, kur qarkullonin në kryeqytet pajtonët, si një dëshmi e trashgimisë së qytetit.