Trashëgimia Kulturore, OST mori
vendimin e duhur për “Komanin”

Trashëgimia Kulturore, OST mori<br />vendimin e duhur për “Komanin”
TIRANE - Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar sot duke përshëndetur propozimin e OST për të devijuar kalimin e shtyllave të tensionit të lartë mbi vendbanimet e Komanit. Vendimi i marrë nga OST për devijimin e linjës së tensionit do të ndiqet deri në përfundim të projektit nga vetë forumi i Mbrojtjes së trashëgimisë Kulturore. Në një njoftim të shpërndarë për mediat ka bërë me dije se do të jetë në mbështetje të qytetarëve për çdo rast denoncimi që bëhet në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.  
 
Më poshtë deklarata e plotë e Forumit
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përshëndet propozimin e fundit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) për të devijuar kalimin e shtyllave të tensionit të lartë mbi vendbanimin e Komanit. Ky propozim për të ndryshuar projektin fillestar, të aprovuar në muajin Dhjetor 2014 nga institucionet në varësi të Ministrisë së Kulturës, vjen si pasojë e reagimit dhe ndjeshmërisë qytetare ndaj këtij rreziku që i kanosej trashëgimisë historike shqiptare.
 
Forumi falenderon të gjithë ata studiues vendas dhe të huaj, përfaqësues të misioneve diplomatike, gazetarë, njerëz publikë dhe qytetarë të tjerë dashamirës dhe të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, të cilët u rreshtuan në këtë çështje në anën e duhur dhe nuk pranuan që arroganca politike dhe inercia burokratike të shkaktonte dëme të pakthyeshme për vendbanimit e Komanit.
 
Devijimi i linjës i propozuar nga OST është pranuar nga arkeologët e misionit shqiptaro-francez, që punojnë në zonën e Komanit, si një zgjidhje me optimale në kushtet në të cilat ndodhet projekti. Pavarësisht kësaj, arkeologët do të monitorojnë me vëmendje punimet që do të kryhen në trasenë e re të linjës së interkonksionit.
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore do të ndjekë në vijim këtë çështje deri në vendimin përfundimtar zyrtar, që do të garantojë devijimin e linjave të tensionit të lartë nga traseja që kalonte përmes vendbanimit të Komanit.
 
Ky është një rast i mirë për të apeluar të gjitha institucionet shtetërore që të jenë më bashkëpunuese dhe transparente me shoqërinë civile dhe problematikën që kjo shoqëri ngre në emër të publikut. Forumi do të vazhdojë të denoncojë dhe bëjë të dëgjohet zëri i reagimit qytetar për shumë çështje të tjera që rrezikojnë sot trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin