TIRANE- Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike kanë nisur dje në Tiranë diskutimet për tryezën e rrumbullakët dyditore “Edukimi i brezave përmes trashëgimisë kulturore jomateriale”. Ministrja, Mirela Kumbaro, ndër të tjera shtroi problemin e humbjes së interesit të audiencave.

Studiuesi Vaso Tole foli për problemet kyçe, ku parashtroi më parë zgjidhjen e çështjeve të tjera që kërkojnë zgjidhje të shpejtë si: hartimin dhe mirëpërcaktimin i parimeve të strategjisë dhe të politikave shtetërore në fushën e trashëgimisë shpirtërore; ripërkufizimim e kuptimit të trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe vlerave përbërëse të saj; identifikimin e trashëgimisë kulturore; krijimin e  një Komiteti Shtetëror për Gjuhën Shqipe si vektor i trashëgimisë shpirtërore; krijimin e  muzeve të trashëgimisë kulturore shpirtërore, etj, etj.

Interesante ishte edhe fjala e Naser Dibrës për këngët që shkruhen nga autorët për festivalin e Gjirokastrës, e cila i mëshoi tezës së “ruajtjes së natyralitetit të folklorit”. Problemet e hartimit të strategjive të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore i trajtoi edhe eksperti i UNESKO-s, Nikolai Vukov, në rolin e këshilltarit të UNESKO-s, përveç studiuesve Agron Xhagolli, Zana Shuteriqi, etj, etj. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)