Trashëgimia kulturore, prezantohet projekti ku merr pjesë BE! “Cultur-AL”, ndërgjegjësim, restaurim, ruajtje e inovacion

Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe aktorëve që merren me kulturën janë në qendër të projektit Cultur AL, që është prezantuar këtë të enjte në mjediset e “Europe House” në Tiranë. Projekti do të shtrihet përgjatë tre viteve në të gjithë Shqipërinë dhe bëhet  i mundur falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendrën Artivista.

“Shumica e njerëzve nuk kanë ndërgjegjësimin as çfarë është kultura në vetvete dhe sa e gjerë është. U përmend përgjatë takimit, fakti që shprehu edhe përfaqësuesi i BE-së, që në Kalanë e Beratit bëhen grafite, hidhen plehra. Kjo është për të kuptuar që është një vlerë e UNESCO-s, të cilën të gjithë njerëzit duhet ta vlerësojnë. Vijnë njerëz nga gjithë bota për ta vizituar dhe ne që jemi shqiptarë nuk e mbrojmë. Ky projekt synon pikërisht ndërgjegjësimin, synon lidhjen e gjithë aktorëve për të bërë një ndryshim që është i rëndësishëm, jo vetëm nga ana e trashëgimisë kulturore si kulturë, por edhe nga ana ekonomike dhe e inovacionit.”, - thotë Arlinda Shehu, menaxhere e projektit.

“Bashkimi Evropian është angazhuar në disa aspekte të ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Ne jemi duke ndihmuar Shqipërinë të jetë në një linjë me rregulloret e BE-së, konkretisht edhe në restaurimin e siteve historike që janë dëmtuar nga tërmeti. Promovojmë angazhimin e shoqërisë civile në ndërgjegjësim dhe ruajtjen e trashëgimisë artistike dhe historike përmes këtij projekti, por gjithashtu edhe për të tjera site e projekte. Ne kemi partneritet me 'Italian Cooperation' për të rehabilituar sitin arkeologjik të Bylisit, promovojmë turizmin e qëndrueshëm në natyrë, site arkeologjike dhe historike dhe është mundësi e fuqishme dhe sfidë, sepse Shqipëria është e pasur me site arkeologjike e historike, që ka nevojë të ruhen dhe mirëmbahen për brezat e ardhshëm. Por është gjithashtu mundësi edhe për të krijuar punësim të të rinjve dhe për të zhvilluar turizmin.”., - thotë nga ana e tij Andrea Ferrero, Kreu i Seksionit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social në delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e projektit lidhet me përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në shërbim të restaurimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë. Ferrero shpjegon se po ashtu përvoja multimediale do të përdoret në dita site të trashëgimisë, për t’i bërë ato më tërheqëse për vizitorët.

“Teknologjia është e rëndësishme për restaurimin e siteve, edhe për të përdorur përvojën multimediale në vende si: Kulla Veneciane në Durrës apo në Muzeun Etnografik në Krujë. Nuk është thjesht një përvojë tradicionale muzeale por gjithashtu mundësi e të paturit të një përvoje virtuale, përshembull të një dasme tradicionale shqiptare. Janë inovaciuone që mund të krijojnë një përvojë më interesante dhe argëtuese për vizitorët.”, - vijon ai.

Një tjetër vlerë e projektit lidhet edhe me përfshirjen e të rinjve, ndërsa në fazën aktuale synohet ngritja e rrjetit bashkëpunues, që do të identifikojhë zonat ku do të ndërhyhet.

 

B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Shkurt, 14:29

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?



×

Lajmi i fundit

Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern

Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern