Trazirat në burgjet e Ekuadorit/ Familjet e shqetësuara presin lajme pasi u vranë 116 të burgosur

Trazirat në burgjet e Ekuadorit/ Familjet e shqetësuara presin lajme pasi u vranë 116 të burgosur

Familjet e dëshpëruara janë mbledhur burgun e Ekuadorit të cilin policia po përpiqet ta vërë nën kontroll pasi luftimet lanë të paktën 116 të burgosur të vdekur.

Beteja së pari shpërtheu të martën, me të burgosurit duke përdorur eksplozivë dhe armë zjarri mbi njëri -tjetrin.

Familjet po kërkojnë lajme për të dashurit e tyre të cilëve dëmtimet e shumta dhe në disa raste barbare identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë.

116 persona kanë humbur jetën në duke e cilësuar rastin më të dhunshëm në historinë e Ekuadorit.

Ajo që po ndodh brenda kompleksit të burgjeve ‘Guayas’, e njohur edhe si Penitenciare Litoral, është e paqartë.

Zyrtarët thanë të mërkurën burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre, por mëngjesin e të enjtes fqinjët thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.

Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë përsëri për të "ruajtur rendin".

Komandantja e policisë Tannya Varela i tha mediave të huaja se numri i të vdekurve mund të rritet pasi forcat e sigurisë po kalojnë rrugën nëpër burg.

"Ne ende nuk e kemi përfunduar ndërhyrjen në burg, kështu që është e mundur që të ketë trupa të tjerë brenda, dhe disa nga të plagosurit mund të vdesin nga plagët e tyre," tha ajo.


Lajmi kryesor:

Ekuador/ Masakra e përgjakshme e bandave rivale të drogës në burg, mbi 100 persona të vdekur


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla