Tre arrestime, trafikonin shqiptarë
për prostitucion e lëmoshë

Tre arrestime, trafikonin shqiptarë<br />për prostitucion e lëmoshë
KOSOVE – Burimet e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kanë arrestuar tre të dyshuar, që trafikonin në Kosovë, viktima për prostitucion dhe kërkuar lëmoshë.

Fillimisht, policia kufitare në pikëkalimin kufitar-dalje, në Qaf-Prush ka ndaluar veturën e llojit “Opel Kadet”, në të cilin ishte shoferi i veturës dhe katër pasagjerë, ku pas dyshimeve të bazuara nga ana e policisë, është bërë identifikimi i të gjithë personave që gjendeshin brenda në veturë.
Policët ishin informuar se gjatë kohës që kanë qëndruar në Kosovë, viktimat ishin shfrytëzuar nga të dyshuarit duke i trafikuar dhe duke i shtyrë që të merren me prostitucion dhe kërkim lëmoshe.

Të dyshuarit e arrestuar janë meshkuj të lindur në vitet ’66, ’77 dhe ’85.  Njësia nga policia kufitare dhe Njësia e trafikimit të qenieve njerëzore në Pejë janë marrë me hetimin e këtij rasti si dhe kanë njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Dy viktimat janë marrë nga njësia që merret me luftimin e kësaj dukurie për t’ju ofruar trajtimin e duhur, ndërsa vetura është konfiskuar nga njësia e hetimeve rajonale. Me urdhër të prokurorit përkatës të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim