Tre emigrantë kalojnë 11 ditë në ‘timonin’ e anijes që mbërriti në Spanjë, i mbijetojnë udhëtimit prej 2700 miljesh detare

Tre emigrantë kalojnë 11 ditë në ‘timonin’ e anijes që mbërriti në Spanjë, i mbijetojnë udhëtimit prej 2700 miljesh detare

Emigrantët nigerianë të fshehur në pjesën e përparme të anijes

Tre emigrantë nigerianë kanë kaluar 11 ditë në mekanizimin drejtues të anijes çisternë të nisur nga Nigeria drejt Spanjës. Mësohet se ata kanë qëndruar 11 ditë me rradhë në poizicionin në të cilin shihen edhe në foto.

Pas një udhëtimi prej më shumë se 2700 miljesh detare, tre emigrantët të cilët bërë sakrificën e madhe për një jetë më të mirë, janë gjetur fatmirësisht të gjallë. Pas mbërritjes së tyre, janë dërguar në spital ku po trajtohen për dehidrim.

Për autoritetet ende është e paqartë sesi emigrantët kanë arritur të mbijetojnë të ulur në të njëjtin vend për 11 ditë me rradhë, me këmbët vetëm një metër larg ujit, shkruan BBC.

Numri i emigrantëve që kalojnë me varka nga Afrika perëndimore në Ishujt Kanarie në pronësi spanjolle është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Udhëtimet janë të gjata, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Në vitin 2021, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) regjistroi 1,532 vdekje të emigrantëve në tentativë për të mbërritur në vendet e zhvilluara.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet vendore 2023, PD dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve

Zgjedhjet vendore 2023, PD dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve