Tre filma shqiptarë, fitues
në Projektin “Memoria” Itali

Tre filma shqiptarë, fitues<br />në Projektin “Memoria” Itali
TIRANE- Tre shtëpi filmike shqiptare u shpallën fituese në Projektin “Memoria” në Bari të Italisë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka publikuar së fundmi rezultatet e konkursit për Projektin “Memoria” që organizon Apulia Film Commission, ku “Kube Studios” sh pk (Adrian Paci Roland Sejko), “Lissus Media” sh pk (Andamion Murataj) dhe “On Film Production” (Fabrizio Bellomo Nico Angiuli) ishin shtëpitë filimke që përfaqësuan vëndin tonë dhe fituan në projektin “Memoria”.

Nga rreth 50 projekte ne konkurim vetëm 6 prej tyre kanë fituar, nga të cilat 3 janë projekte të prezantuara nga shtëpite filmike shqiptare me producentë shqiptarë. QKA e ka cilësuar si një bilanc shumë pozitiv këtë fitore, duke theksuar se çdonjëri prej projekteve fiton të drejtën për t’u financuar me maksimumin 30 mijë euro.

Rreth 90 mijë euro që vijnë si kontribut i asaj qe QKK e konsideron fondi alternativ i buxhetit të fondeve publike,së fundmi do t’i bashkangjitet dhe kjo shumë. Ndërkohë që pjesemarrja me të drejta të plota e shtëpive filmike shqiptare në këtë konkurs, është rezultat i Protokollit të Bashkëpunimit që u firmos në shtator të vitit të kaluar në Otranto, midis Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Apulia Film Commission dhe Konkursi per Projektin “Memoria” ishte dëshmia e parë e avantazheve që solli ky Protokoll Bashkëpunimi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit