Një ditë pas festimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë në Kosovë dhe protestës në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto domethënëse për të ndërlidhur bashkë këto momente të rëndësishme.

Tre të rinj që mbajnë secili në shpinë nga një flamur: të Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së. Një histori që s’mund të konceptohet e plotë pa asnjërën prej tyre dhe një mbështetje e qartë, siç edhe vetë kryeministri e ka shprehur vazhdimisht, për ish-liderët e UÇK-së, të cilët përballen me akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Rama nuk ka thënë asgjë në postim duke lënë imazhin ‘të flasë’.

Sot është edhe dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, ku Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të mbajnë edhe një fjalim nga 20 minuta secili.