Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën

Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën

Bintsouka ndan gëzimin me trajnerin e Partizanit dhe festa në Korçë

Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar tre ndeshjet e para të programuara për të shtunën, sa i takon raundit të 22-të. Tirana fitoi 0-3 në Ballsh, ndërkohë që në 16:30 Partizani barazoi 1-1 ndaj Dinamos, teksa Skënderbeu mposhti 2-1 Teutën.

Në "Arenën e Demave" Partizani dhe Dinamo barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit, kjo për fanatikët e futbollit në vend. Ishin "Blutë" e Ilir Dajës që kaluan në epërsi në minutën e 51 me Itodo. Kur u duk se Dinamo do merrte kreun e renditjes ishte Bintsouka në shtesën e dytë që vendosi ekuilibrat për 1-1.

Në "Adush Muça" të Ballshit vendasit e Bylisit humbën 0-3 nga Tirana. Rikthimi i Bledi Shkëmbit në stolin e bardhebluve ka sjellë edhe triumfin e tretë të Tiranës këtë sezon dhe të parin pas katër humbjeve radhazi. Emmanuel Ernest shënoi në minutën e 38-të duke kaluar miqtë në epërsi. Në pjesën e dytë ishte Akileu Ndreca që shënoi golin e dytë. Në të 73 minutë Ernest doli me karton të kuq për miqtë, teksa tre minuta pas tij të njëjtin fat pësoi edhe Ofori i vendasve. Ndërkohë që në shtesën e tetë Rafa shënoi edhe golin e tretë duke dërguar Tiranën në kuotën e 21 pikëve. Bylis mbetet me 24 pikë.

Në Korçë, Skënderbeu fitoi 2-1 me përmbysje kundër Teutës dhe i bëri dhuratë tri pikë trajnerit Ernest Gjoka për ditëlindje. Lloci shënoi për durrsakët në minutën e 11-të, para se Charles me penallti të barazonte në fundin e pjesës së parë. Për të bërë përmbysjen e madhe te vendasit mendoi Ermir Rashica. Sulmuesi që do kalojë edhe pak kohë në Korçë shënoi në minutën e 80-të për t'i prishur debutimin trajnerit Bledar Devolli në stolin e Teutës. Të dyja skuadrat e mbyllën këtë sfidë me nga dhjetë lojtarë, pas daljes me të kuq të Charles dhe Karabecit.

Në pritje të dy ndeshjeve të fundit të diel, Partizani dhe Dinamo janë në krye me nga 38-pikë, ndërsa ndjekin Vllaznia dhe Egnatia që nesër përballen së bashku në "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Superliga, raundi 22:

E shtunë, 25 janar 2025

13:30 Bylis 0-3 Tirana

16:30 Partizani 1-1 Dinamo

16:30 Skënderbeu 2-1 Teuta

E diel, 26 janar 2025

17:00 AF Elbasani - Laçi

17:00 Vllaznia - Egnatia

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë