Tre gola dhe karton i kuq, Milani mposht Romën në ‘Olimpico’ me 10 lojtarë (GOLAT)

Serie A e futbollit në Itali çeli javën e tretë. Në “Olimpico”, vendasit e Romës humbën 1-2 ndaj Milanit në një ndeshje të luftuar që prodhoi tre gola, penallti dhe karton të kuq. Djemtë e Piolit dominuan për 60 minuta, ndërsa tri pikët ishin jo të lehta pas golit të Romës në fund.

Sfida u hap nga Giroud në minutën e nëntë, nga pika e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në të 48 ishte Leao që dyfishoi për kuqezinjtë. Djemtë e Mourinhos shtuan presionin pas golit të dytë të pësuar, duke bërë që Milani të mbetej me një lojtar më pak në të 61 minutë, kjo pas daljes me karton të kuq (dy të verdha) të Tomorit.

Kur dukej se Milani po kontrollonte lojën, fundi ishte dramatik. Spinazzola në të 90+2 minutë shënoi për Romën, kjo pas asistit të Bove. Minutat e mbetura ishin të mbushura me ankth, teksa në fund Milan siguron fitoren e tretë në po kaq javë, duke marrë kreun e Serie A. Nga ana tjetër Roma në tre javë ka vetëm një pikë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes