DURRES - Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Pjeshkë të Durrësit, tre persona kanë tentuar të grabisin në një banesë. Por ata janë pikasur nga pronari i shtëpisë, me të cilin janë konfliktuar fizikisht. Pronari i banesës ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe sipas policisë kjo dyshohet të ketë ndodhur gjatë përplasjes fizike me sende të forta. Edhe pse autorët ishin të armatosur, ata nuk e kanë përdorur armën e zjarrit.
"Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:35. Autorët janë të paidentifikuar nga policia, ndërkohë që pronari i shtëpisë është 48-vjeçari me inicialet F.M. 48 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën