Tre humbje radhazi, Manchester United mposhtet edhe nga Dortmund (GOLAT)

Tre humbje radhazi, Manchester United mposhtet edhe nga Dortmund (GOLAT)

Pamje nga ndeshja

SHBA - Dortmundi fitoi 3-2 kundër Manchester United në një test miqësor të zhvilluar në turneun veror që po zhvillohet në SHBA. Në stadiumin "Allegiant" në Nevada, gjermanët i shkaktuan humbjen e tretë radhazi në miqësore djemve të ten Hag.

Ndeshja u zhbllokua nga anglezët në minutën e 24 me Dalot, i cili shënoi pas asistit të van de Beek. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutat 43 dhe 44, ishte Malen që me dopietë përmbysi ndeshjen për Dortmund.

Në pjesën e dytë trajnerët Terzic dhe ten Hag bënë shumë zëvendëime. Do duhej minuta e 52 që Antony të barazonte shifrat në 2-2, teksa Moukoko në të 71 minutë shënoi golin e tretë për Dortmund, duke i dhënë fitore verdhezinjve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
VIDEO/ Onana tërbohet me mbrojtësin, i bërtet Maguire në fytyrë

Manchester United humbi 3-2 me Dortmund në një test miqësor. Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 48 minutë një gafë dhe vendosje jo e mirë e Maguire, ka bërë që "Djajtë" të rrezikonin për të pësuar golin e radhës. Kaq ka mjaftuar që pas përfundimit të aksionit, Andre Onana, gardiani i United t'i bërtiste në fytyrë mbrojtësit të tij.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë